Stuhia tropikale Debbie, e cila goditi Florida në mëngjes me forcën e uraganit, ka vrarë të paktën katër persona dhe po kërcënon të shkaktojë “përmbytje katastrofike” në juglindje të Shteteve të Bashkuara.
Një djalë 13-vjeçar vdiq pasi një pemë ra në shtëpinë e familjes së tij në Fanning Springs, në veriperëndim të Floridës, thanë autoritetet lokale.
Dy persona të tjerë u vranë në një aksident në Dixie County kur shoferi “humbi kontrollin për shkak të motit të keq dhe rrugëve të lagështa”, sipas policisë lokale.
There went my fence. 🤦♀️
Florida Strong. Hurricane Debby
#hurricane #steinhatchee pic.twitter.com/8Gr4WNxmvp
— Sassafrass84 (@Sassafrass_84) August 5, 2024
Një shofer vdiq gjithashtu pranë kamioni me të cilin udhëtonte u zhyt në një kanal. Debbie, e cila u dobësua në një stuhi tropikale në Florida të hënën, u zhvendos në drejtim të Georgias mbrëmë dhe pritet të lëvizë në det të hapur dhe më pas t’i afrohet Karolinës së Jugut pasnesër, të enjten, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA (NHC). Pas arritjes së shpejtësisë 120 km/h, erërat e stuhisë mbrëmë ishin 75 km/h. NHC kishte paralajmëruar se në bregdet niveli i ujit mund të rritet me dy metra.
“Efektet e Debbie sapo kanë filluar dhe do të ndihen gjatë gjithë javës përgjatë një pjese të bregdetit juglindor,” paralajmëroi Michael Brennan, drejtor i NHC.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co