Stuhitë e forta prekin vendet baltike, vritet një grua, 200 mijë familje mbeten pa energji

stuhite e forta prekin vendet baltike vritet nje grua 200 mije familje mbeten pa energji
stuhite e forta prekin vendet baltike vritet nje grua 200 mije familje mbeten pa energji

Një person vdiq dhe rreth 200,000 familje mbetën pa energji elektrike në Lituani dhe Letoninë fqinje, pasi erërat e forta të stuhisë dhe shiu i dendur goditën vendet baltike gjatë natës.

Një grua 50-vjeçare u vra në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius nga një pemë që ra të hënën, thanë autoritetet. Efektivët e zjarrfikësve dhe të shpëtimit në të dy vendet kanë marrë qindra thirrje urgjente për pemë të rrëzuara, makina të dëmtuara dhe rrugë e fusha të përmbytura.

Në Lituani, autoritetet paralajmëruan njerëzit të udhëtojnë vetëm në situata urgjente pasi stuhia solli erëra të forta dhe nivele katastrofike shiu në shumicën e rajoneve të vendit me 2.8 milionë banorë.

Në rrethet Šiauliai, Telšiai dhe Šilalė, një muaj shi u regjistrua të dielën dhe të hënën sipas meteorologëve lituanez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →