Stuhitë më të këqija në 20 vitet e fundit goditën rajonin – Banorët urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi
Një valë e re stuhish që sjell shi të rrëmbyeshëm dhe madje breshër në pjesën më të madhe të Emirateve të Bashkuara Arabe po godet rajonin e Dubait, duke e kthyer në një qytet lundrues, siç tregojnë imazhet që qarkullojnë në mediat sociale.
Kushtet e pafavorshme klimatike pritet të vazhdojnë edhe mëngjesin e së mërkurës, ku banorëve u është kërkuar të respektojnë masat e sigurisë gjatë kohës që zgjat moti i keq, me reshje bore, që mbuluan sipërfaqe të mëdha.
Ndërsa stuhitë e dendura të shiut dhe breshërit vazhdojnë – më e keqja në Emiratet e Bashkuara Arabe në 20 vjet – autoritetet e Dubait po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të mos lëvizin.
Drejtuesit në Dubai këshillojnë të shmangin Rrugën Al Asayel dhe Rrugën e Parë Al Khail që vijnë nga Business Bay drejt Jebel Ali dhe të përdorin rrugë alternative si Rruga Al Khail dhe Rruga Sheikh Zayed. Në Ras Al Khaimah, shërbimet e urgjencës kanë mbyllur rrugën nën urën e daljes 129 dhe hyrjen në tregun Al Kuvajt. Në Sharjah është mbyllur unaza për në Kalbah.
Shkollat në të gjithë vendin u mbyllën kryesisht përpara stuhisë dhe punonjësit e qeverisë po punonjnë në distancë. Shumë punëtorë gjithashtu qëndruan në shtëpitë e tyre, megjithëse disa u përpoqën të dilnin, ndërsa pati nga ata dolën dhe automjetet e tyre u zhytën në ujë.
Në Oman, numri i të vdekurve të njoftuar të martën përfshinte të paktën nëntë studentë dhe shoferin e tyre, automjeti i të cilit u përfshi nga përmbytjet në Samad A’Shan të dielën.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co