Jon Dahl Tomason, trajneri i Suedisë u shfaq i lumtur pas fitores 1-0 ndaj Shqipërisë.
“Ishte një paraqitje brilante. Ashtu si sjellja e lojtarëve, dëshira e tyre për të mësuar, morali i skuadrës ka qenë shumë, shumë i mirë. Ne duam të kemi një qasje ofensive dhe nuk është se bëhet shpejt. Kërkohet shumë punë. Kemi parë momente të mira, por gjithashtu gjëra që duhet të përmirësojmë, gjë që është normale. Unë personalisht jam krenar që fitova ndeshjen time të parë si trajner i Suedisë.
Ne jemi ambiciozë si skuadër, siç duhet të jetë. Ne duam të bëhemi gjithnjë e më të mirë, përndryshe do të biem poshtë e më poshtë. Lojtarët duan të shkojnë në këtë drejtim dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Por kur mundohesh të bësh diçka në dy ditë, jo gjithçka do të funksionojë”, tha Tomason pas ndeshjes.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co