Sport

Suksesi ndaj Tiranës, Osmani: Faleminderit tifozë, Vllaznia do luftojë deri në fund

suksesi ndaj tiranes osmani faleminderit tifoze vllaznia do luftoje deri ne fund
suksesi ndaj tiranes osmani faleminderit tifoze vllaznia do luftoje deri ne fund

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani komentoi fitoren 3-1 ndaj Tiranës.

“Duhet të ceket publiku, na ka përkrahur për 90 minuta. Çdo fitore është e mirë, por kjo kundër një ekipi siç është Tirana ka një vlerë të veçantë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë. Një pjesë luftarake, ku dominuam edhe në lojën 1 me 1. Në pjesën e dytë u pozicionuam pak tepër. Kundërshtari ndërroi sistemin e lojës. Megjithatë nuk na rrezikuan, përveç disa momenteve.

Edhe në pushim e përmendëm rezultatin. Gjatë lojës do vijnë edhe momentet e rrezikshme. Do përforconim edhe mesin e fushës, edhe sulmin. Ne, jo vetëm gjatë kësaj loje, por edhe më parë, mundohemi ta menaxhojmë mirë euforinë. E përsëris, kemi edhe 10 ndeshje. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kush do të na mundë ne? Inshallah asnjë” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts