Suksesi ndaj Veronës, sulmuesi i Napolit nuk fshihet: Fitore e rëndësishme, të përmirësohemi më shumë

suksesi ndaj verones sulmuesi i napolit nuk fshihet fitore e rendesishme te permiresohemi me shume
suksesi ndaj verones sulmuesi i napolit nuk fshihet fitore e rendesishme te permiresohemi me shume

Sulmuesi i Napolit, Giovanni Simeone dha një intervistë për Radio Kiss Kiss, pas fitores së djeshme ndaj Hellas Veronës. Simeone u shpreh i lumtur për 3 pikët, që vijnë pikërisht në një moment kur duhej.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, më shumë nga sa mund ta imagjinoni. Një fitore erdhi dhe ne duhet të vazhdojmë kështu, duke u përpjekur të përmirësohemi gjithnjë e më shumë” – Tha ai. Kampionët e Italisë renditen në vendin e shtatë me 35 pikë. Ndeshja e radhës është mjaft delikate, ndaj Milanit në transfertë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co