Tre persona raportohet të jenë vrarë në një sulm me thikë në qytetin e Solingenit në Gjermani, të premten në mbrëmje, ndërsa 8 të tjerë u plagosën.
Sipas “Bild” ka sulmuar me thikë disa persona që ishin pjesë e një festivali për të shënuar 650-vjetorin e Solingenit.
Autori besohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim, ndërkohë autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga njerëzit të largohen nga zona.
Viktimat janë një grua dhe dy burra nga Solingeni dhe Dyseldorfi.
Duke u nisur nga rrethanat e ngjarjes, hetuesit e klasifikojnë krimin si një sulm terrorist.
“Sulmuesi goditi njerëzit në mënyrë të rastësishme me një thikë. Kjo është arsyeja pse ne aktualisht po hetojmë për një sulm”, thanë autoritetet policore.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co