Sulm në një zonë humanitare në Gaza, raportohet për 40 persona të vrarë, mbi 60 të plagosur! Izraeli: Goditëm luftëtarët e Hamasit

sulm ne nje zone humanitare ne gaza raportohet per 40 persona te vrare mbi 60 te plagosur izraeli goditem luftetaret e hamasit





































Të paktën 40 persona janë vrarë në Gazën jugore dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në një zonë të caktuar humanitare, ka thënë autoriteti i Mbrojtjes Civile i drejtuar nga Hamasi.

sulm hamas

Ushtria izraelite tha se avioni i saj sulmoi një qendër operacionale në Khan Younis që i përkiste luftëtarëve të Hamasit dhe se kishte marrë hapa për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve.

Banorët vendas thanë se tre sulme kishin në shënjestër tendat që strehonin njerëz të zhvendosur në zonën humanitare të al-Maëasi, në perëndim të qytetit të Khan Younis, duke shkaktuar kratere të thella shtatë metra.

“Dyzet njerëz u vranë dhe më shumë se 60 u plagosën, ndërsa shumë janë ende nën rrënoja”, tha drejtori i operacioneve të autoritetit të Mbrojtjes Civile të Hamasit për BBC.

Dëshmitarët okularë i thanë BBC-së se shpërthime të mëdha tronditën zonën e al-Mawasi pak pas mesnate dhe flakët mund të shiheshin që ngriheshin në qiell.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co