Sulm terrorist në Izrael/ Plagosen me thikë 2 persona në një qendër tregtare

sulm terrorist ne izrael plagosen me thike 2 persona ne nje qender tregtare
sulm terrorist ne izrael plagosen me thike 2 persona ne nje qender tregtare

Policia izraelite ka njoftuar se ka ndodhur një sulm terrorist brenda qendrës tregtare Karmiel, ku si pasojë mbetën të lënduar rëndë dy persona.

Bëhet fjalë për një sulm me thikë, ku një person arriti të therë me thikë dy burra, shkruajnë mediat e huaja.

Po të mos ishte ushtria që ishte prezentë në këtë qendër tregtare, pasojat sigurisht do të ishin më të mëdha.

Ata arritën të neutralizojnë sulmuesin duke shtënë mbi të. E policia ka njoftuar se nga ky sulm dy persona janë lënduar, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin brenda një butiku, ku shihet sulmuesi duke iu vërsulur me thikë qytetarëve dhe ushtarët që reagojnë menjëherë duke e vrarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co