Të paktën 32 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një sulmues vetëvrasës dhe persona të armatosur shënjestruan një vend të njohur buzë plazhit në kryeqytetin somalez të shtunën.
Abdifatah Adan Hassan nga Policia tha se rreth 63 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike.
Mediat lokale kanë raportuar se sulmi është kryer nga militantët al-Shabab të cilët kontrollojnë pjesë të madhe të Somalisë jugore dhe qendrore.
Grupi është i lidhur me al-Qaedën dhe ka zhvilluar kryengritje brutale për gati 20 vjet kundër qeverisë së mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co