Sulme me armë zjarri në një shkollë në SHBA, raportohet për 4 persona të vdekur dhe 30 të plagosur

sulme me arme zjarri ne nje shkolle ne shba raportohet per 4 persona te vdekur dhe 30 te plagosur





































Të paktën 4 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Georgia të SHBA-së, ndërsa 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

shba

Një i dyshuar është në paraburgim, ka thënë në një deklaratë Zyra e Sherifit të Qarkut Barrow.

Incidenti duket se është nën kontroll dhe nxënësit u lanë të lirë në mesditë, ka thënë një zëdhënës i Shkollave të Qarkut Barrow.

Pamjet e drejtpërdrejta televizive tregojnë disa ambulanca jashtë shkollës së mesme.

CNN ka raportuar se ishte dëshmitar, kur një pacient u transportua me një helikopter mjekësor që kishte zbritur në shkollë.

SHBA-ja është përballur qindra rast të shtënave brenda shkollave dhe kolegjeve në dy dekadat e fundit, me më vdekjeprurësit që rezultuan në mbi 30 të vdekur në Virginia Tech në vitin 2007.

shba te shtena me arme (1) shba te shtena me arme (2) shba te shtena me arme (3)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co