Bota

Sulme me granata në Kursk, raportohet për 5 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

sulme me granata ne kursk raportohet per 5 te plagosur mes tyre 3 femije
sulme me granata ne kursk raportohet per 5 te plagosur mes tyre 3 femije

Nga granatimet e Ukrainës janë plagosur pesë persona, përfshirë tre fëmijë, në rajonin Kursk të Rusisë, tha guvernatori i këtij rajoni më 6 gusht. Guvernatori Alexei Smirnov tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë rrëzuar të paktën 26 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës.

Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar nga granatimet në rajonin e Kurskut, që gjendet në kufi e Ukrainën, tha Smirnov përmes një postimi në Telegram.

Në një postim tjetër, Smirnov tha se një ditë më herët Ukraina ka sulmuar me dronë dhe granata këtë rajon, që gjendet në kufi me Ukrainë, teksa pretendoi se Rusia ka shkatërruar 41 dronë.

Këto pretendime të tij nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Si Moska, ashtu edhe Kievi, rrallë pranojnë për dëmin real të shkaktuar nga sulmet që kryejnë.

Ukraina ende nuk ka reaguar për këtë sulm. Kievi shpesh thotë se sulmon caqet e ushtrisë ruse, infrastrukturën e energjisë, për të penguar luftën që Rusia nisi kundër saj në shkurt të vitit 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts