Sulme të ashpra në qytetet ruse, brigadat vullnetare që luftojnë krah ukrainasve hidhen mbi pozicionet e ushtarëve të Putinit

sulme te ashpra ne qytetet ruse brigadat vullnetare qe luftojne krah ukrainasve hidhen mbi pozicionet e ushtareve te putinit
sulme te ashpra ne qytetet ruse brigadat vullnetare qe luftojne krah ukrainasve hidhen mbi pozicionet e ushtareve te putinit

Garda Nacionale e Rusisë është duke tentuar që të parandalojë sulmet e vazhdueshme nga grupet pro-ukrainase në rajonin e Kurskut, ku përgjatë vijës kufitare Rusi-Ukrainë, ushtarë rusë që luftojnë përkrah ukrainasve nuk po i lënë rehat forcat e Vladimir Putinit, shkruan AFP.

Tre grupe të ndara dhe pjesëtarët të milicisë ukrainase, kryesisht të përbëra nga rusë që luftojnë regjimin aktual në Kremlin, këtë javë kanë pretenduar se kanë marrë nën kontroll fshatin Tyotkino. Një prej dy grupeve vullnetare pro-Kievit, Legjioni i Rusisë së Lirë ka paralajmëruar rusët që jetojnë në qytet përgjatë kufirit me Ukrainës.

“Të gjithë banorët e Kurskut, Belgorodoti dhe Bryanskut që nuk kanë kohë apo mundësi të evakuohen, menjëherë të futen nëpër strehimore”, u tha në kumtesën e Legjionit të Rusisë së Lirë.

Video të ndryshme amatore shfaqin luftimet e ashpra që po zhvillohen në këto rajone, ku sipas AFP-së janë përdorur raketa dhe artileri të ndryshme në Tyotkino.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →