Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin një këshilltar ushtarak iranian në Siri

sulmet ajrore izraelite vrasin nje keshilltar ushtarak iranian ne siri
sulmet ajrore izraelite vrasin nje keshilltar ushtarak iranian ne siri

Një këshilltar ushtarak iranian u vra në sulmet ajrore izraelite në qytetin veriperëndimor sirian të Banias.

Reza Zarei, një anëtar i Marinës së Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), po shërbente si këshilltar ushtarak në Siri.

Izraeli kreu sulmet ajrore në një vilë në zonën Batarayah në periferi jugore të Banias, duke vrarë Zarei dhe dy të huajt e tjerë që qëndronin atje, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Monitoruesi i luftës me bazë në Britani, i cili gjurmon konfliktin në Siri përmes një rrjeti burimesh, tha se sulmi shkaktoi dëme të mëdha në vilë dhe disa shtëpi aty pranë dhe plagosi disa civilë.

Izraeli nuk e ka komentuar incidentin, por ka pranuar se ka kryer qindra sulme ajrore në Siri kundër objektivave iraniane dhe të Hezbollahut.

Irani thotë se i ofron këshilla ushtarake Sirisë vetëm me kërkesë të qeverisë së Damaskut. Teherani mohon të ketë ndonjë forcë të rregullt në Siri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts