Shefi i zyrës së shtypit të Hezbollahut, Mohammed Afif është vrarë në një sulm izraelit në qendër të Bejrutit, ka konfirmuar grupi militant libanez.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, ai u vra pasi një raketë goditi selinë e partisë politike Baath në lagjen Ras al-Naba të dielën.
Ministria e shëndetësisë e vendit tha se katër persona u vranë, por nuk përmendi emrat e viktimave.
Afif, një nga pak fytyrat publike të mbetura të grupit, u pa për herë të fundit të hënën, kur dha një konferencë shtypi në periferitë jugore të Bejrutit, ku është vendosur grupi, raporton BBC.
Hezbollah konfirmoi vdekjen të dielën në mbrëmje, disa orë pasi u raportua për herë të parë.
Partia Baath libaneze është një degë e Partisë Baath Siriane, e kryesuar nga presidenti Bashar Al-Assad dhe një aleat i vjetër i Hezbollahut.
Selia e saj libaneze ndodhet pranë një kryqëzimi qendror të ngarkuar që lidh Bejrutin perëndimor dhe atë lindor me qendrën e qytetit dhe rrugën e aeroportit, e cila kalon nëpër periferitë jugore.