Kryeministri Edi Rama gjatë bisede me temë “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor” në forumin GLOBSEC 2024 që po mbahet në Pragë, u pyet edhe për sulmet kibernetike të bëra nga Irani në vendin tonë dhe faktin nëse kjo mund të quhet një luftë e mirëfilltë.
Rama se edhe pse bota digjitale në tërësi po vazhdon të fitojë terren dhe me këtë po sjell të mira, por edhe shumë kërcënime, jemi larg trajtimit si duhet të kësaj gjëje
Rama: Përpara sesa të shkojmë te pika ku ngremë pyetjen se çfarë duhet t ndodhë që ta konsiderojmë luftën kibernetike , lufte të mirëfilltë dhe të kundërsulmojmë sipas një kuadri rregullash, na duhet të ngremë pyetjen, cfarë shkeljesh të shëndetit mendor dhe fizik duhet te ndodhin te fëmijët tanë, për ta konsideruar median sociale një problem të tillë.
Jemi ende mjaft larg, nga trajtimi si duhet i botës digjitale në tërësi, ndërkohë që ajo vazhdon të rritet dhe të fitojë terren, duke sjell mjaft të mira dhe mjaft kërcënime.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co