Sulmet ndaj kishave dhe sinagogave në Dagestan, shkon në 20 numri i viktimave, dhjetëra të plagosur

sulmet ndaj kishave dhe sinagogave ne dagestan shkon ne 20 numri i viktimave dhjetera te plagosur
sulmet ndaj kishave dhe sinagogave ne dagestan shkon ne 20 numri i viktimave dhjetera te plagosur

Numri i të vdekurve pas një serie sulmesh ndaj kishave dhe sinagogave në rajonin kryesisht mysliman të Dagestanit të Rusisë u rrit të hënën në 20 pasi persona të armatosur filluan sulme të koordinuara në dy nga qytetet më të rëndësishme të republikës.

Persona të armatosur me armë automatike hynë në një kishë ortodokse dhe një sinagogë në qytetin e Derbentit të dielën në mbrëmje, duke i vënë zjarrin një ikone në kishë dhe duke vrarë një prift ortodoks 66-vjeçar.

Në qytetin Makhachkala, rreth 125 km në veri në bregun e Detit Kaspik, agresorët qëlluan në një postë të policisë rrugore dhe sulmuan një kishë.

Përleshjet me armë shpërthyen bnë Makhachkala dhe të shtëna të forta automatike u dëgjuan deri në orët e vona të natës. Pamjet treguan banorët që vraponin për t’u mbrojtur ndërsa shtëllungat e tymit ngriheshin mbi qytet.

Nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm për përgjegjësinë. Komiteti hetimor i Rusisë tha se 15 policë dhe katër civilë u vranë. Sipas ministrisë së shëndetësisë të Dagestanit, 46 persona të tjerë u plagosën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →