Bota

Sulmet ndaj SPAK, Kryemadhi: Ndahem nga qëndrimet e Ilir Metës! Beteja ime është politike! S’do bëj luftë me drejtësinë

sulmet ndaj spak kryemadhi ndahem nga qendrimet e ilir metes beteja ime eshte politike sdo bej lufte me drejtesine
sulmet ndaj spak kryemadhi ndahem nga qendrimet e ilir metes beteja ime eshte politike sdo bej lufte me drejtesine

































Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fjalën e saj për mediat pasi për disa u mor në pyetje në SPAK, tha ndër të tjera se ajo ndahet nga qëndrimet e bashkëshortit të saj, Ilir Meta, sa i takon Prokurorisë së Posaçme.

Ajo shtoi se beteja e saj nuk është me drejtësinë, por është politike.

Meta gjuhë të ashpër ndaj SPAK, keni ju besim te ky institucion?

Kryemadhi: Vazhdoj t’i qëndroj cdo deklarate time, lidhur me reformën dhe sistemin në drejtësi. Vazhdoj t’i qëndroj dhe nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë as sistemin ku jetojmë dhe punojmë.

Nëse do të sfidoja, nuk do të isha në deputetet e pakta që ka dorëzuar 6 padi për inceneratorët.

Sigurisht që të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike. Prokurorët do të bëjnë punën e tyre.

Ndahem me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts