Sulmet ndaj Ukrainës, BE-ja miraton paketën e 13-të me sanksione kundër Rusisë

sulmet ndaj ukraines be ja miraton paketen e 13 te me sanksione kunder rusise
sulmet ndaj ukraines be ja miraton paketen e 13 te me sanksione kunder rusise

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi presidenca belge në rrjetin social X.

“Ambasadorët e BE-së sapo u pajtuan në parim për pakon e 13-të të sanksioneve në kornizën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge.

Kjo është njëra prej pakove “më të gjera” të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, sipas saj.

Gati 200 subjekte dhe individë janë futur në listën e sanksioneve me pakon e re.

Pakoja do të aprovohet formalisht në kohë për përvjetorin e dytë të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →