Ushtria izraelite ka njoftuar se kanë hyrë në spitalin kryesor të pjesës jugore të territorit të Gazës, Nasser.
BBC raporton se ushtria izraelite pretendon se nje operacion i tillë po zhvillohet pasi dyshohet se ne godinën e spitalit fshihen luftëtarët e Hamasit.
Sipas ushtrisë, në godinë mund të jenë fshehur edhe pengjet izraelite të rrëmbyera nga Hamasi.
Spitali Nasser në qytetin Khan Younis ka ndërprerë punën për javë të tëra për shkak të luftimeve. Të mërkurën, mijëra palestinezë të zhvendosur që ishin strehuar në spital filluan të largoheshin pasi Izraeli kishte hapur korridor që ata të iknin.
Gjatë natës, sulmet izraelite në objekt lanë të vdekur një pacient dhe plagosën gjashtë të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza.
Spitali është më i madhi në jug të Rripit të Gazës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co