Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, disa punonjës të plagosur

sulmet ruse demtojne infrastrukturen energjetike te ukraines disa punonjes te plagosur
sulmet ruse demtojne infrastrukturen energjetike te ukraines disa punonjes te plagosur

Rusia kreu të shtunën sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, duke dëmtuar objektet energjetike në juglindje dhe perëndim të vendit dhe duke plagosur të paktën dy punonjës të sistemit energjetik, njoftuan zyrtarët të Kievit.

Forcat ajrore ukrainase thanë se rrëzuan 12 nga 16 raketat dhe të 13 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmin e dytë të madh gjatë kësaj jave. Alarmet e lëshuar në mes të natës, për sulme ajrore në rajonet ukrainase zgjatën për disa orë.

Kompania ukrainase e energjisë elektrike, Ukrenergo njoftoi për dëme në objektet e saj në Zaporiizhia dhe Lviv. Dy punonjës u dërguan për mjekim në spital, sipas kompanisë.

Moska tha se sulmet e saj ajrore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës ishin si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me dronë të Ukrainëës në territorin rus.

Ndërkohë, të premten, gjatë fjalimit të përnatshëm, Presidenti i Ukrainës Volodymzy Zelenskyy tha se Bashkimi Europian ka miratuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës. Sipas tij, negociatat do të fillojnë javën e ardhshme.

Ukraina dorëzoi kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian pak kohë pas fillimit të agresionit rus në territorin e saj.

Vendimi u BE-së për të ecur përpara me bisedimet është një mesazh i fortë për Rusinë mbi mbështetjen e Brukselit për Ukrainën në disa fusha, përfshirë atë financiare.

Bashkimi Europian ka miratuar gjithashtu kornizën negociuese për vendin fqinj të Ukrainës, Moldavinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →