Sulmet ruse, momenti kur shembet kulla e televizionit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

sulmet ruse momenti kur shembet kulla e televizionit ne qytetin e dyte me te madh te ukraines
sulmet ruse momenti kur shembet kulla e televizionit ne qytetin e dyte me te madh te ukraines

Ky është momenti kur kulla gjigante e televizionit ukrainas shembet dhe një re e madhe tymi ngritet në qiell, pas bombardimeve ruse mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Kulla mbi 150 metra e lartë u nda në dysh sot si pasojë e bombardimeve në Kharkiv, ku rusët sulmuan me aeroplanë luftarakë, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin kullën duke u shembur, dhe tymin që ngritet në qiell pasi goditet nga raketat ruse.

Sipas tij, ky sulm bëri që të ketë ndërprerje të sinjalit dhe telekomunikacionit në mbarë qytetin. Në anën tjetër punonjësit e televizionit ishin strehuar më herët në bunkerë.

Kjo bëri që të mos ketë pasoja në staf, pasi sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore ishin aktivizuar më herët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →