Kryeministri libanez Najib Mikati ka anuluar një udhëtim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pas sulmeve vdekjeprurëse në javën e kaluar, të cilat ai i cilësoi si “masakra të tmerrshme”.
Mikati tha në një deklaratë se ai e anuloi udhëtimin e tij “në dritën e zhvillimeve të lidhura me agresionin izraelit në Liban”, pas një sulmi izraelit në periferitë jugore të Bejrutit dhe sulmeve ndaj pajisjeve të Hezbollahut për të cilat fajësohej Izraeli.
Ai tha se asnjë prioritet nuk ishte më i rëndësishëm se ndalimi i “masakrave” të Izraelit dhe luftërave të ndryshme që po bën dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë qëndrim kundër veprimeve të tilla.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co