Sulmi brenda bazës ajrore ruse, dyshohet se pas saj fshihet ushtria ukrainase

sulmi brenda bazes ajrore ruse dyshohet se pas saj fshihet ushtria ukrainase





































Ushtria ukrainase qëndron prapa sulmit me dronë në një fushë ajrore qindra kilometra brenda Rusisë, thanë burimet e sigurisë për Radion Evropa e Lirë të enjten.

baza ajrore

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, udhëtoi për në rajonin Sumi të Ukrainës, i cili ndodhet në kufi me Kurskun, për herë të parë prej se Kievi e nisi një inkursion befasues në këtë rajon rus më 6 gusht.

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU), së bashku me Forcat për Operacione Speciale, e goditën më 22 gusht fushën ajrore Marinovka në rajonin Volgogard të Rusisë, i cili ndodhet 275 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, thanë burime brenda SBU-së për Radion Evropa e Lirë.

Në shënjestër të sulmit ishin një depo e naftës, raketat antitanke dhe bomba rrëshqitëse, tha një burim i sigurisë.

Inteligjenca ukrainase kohëve të fundit është përqendruar në sulme kundër fushave ajrore brenda Rusisë, të cilat përdoren nga Moska për sulme ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.

Burimi i SBU-së tha se fusha ajrore Marinovka është përdorur për qëllime të ngjashme.

Bombat rrëshqitëse janë bomba që shkrepën nga avionët luftarakë nga një largësi e mjaftueshme sa për ta shmangur zjarrin e armikut.

Rusia i ka përdorur shumë bombat e tilla kundër qyteteve ukrainase. Prodhimi i tyre nuk kushton shumë.

Më herët, kanalet ruse në Telegram, duke cituar dëshmitarët, raportuan për një sërë shpërthimesh në Marinovka. Kanali Astra në Telegram e postoi një video që shfaq një shpërthim të madh dhe tym të zi duke u ngritur mbi fushën ajrore.

Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, tha se sulmet me dronë shkaktuan zjarr në një objekt ushtarak në rajon, por pretendoi se sulmi është zmbrapsur.

“Si pasojĂ« e rrĂ«zimit tĂ« UAV, njĂ« zjarr shpĂ«rtheu nĂ« territorin e objektit tĂ« MinistrisĂ«. ZjarrfikĂ«sit shpejt filluan ta shuajnĂ« zjarrin”, shkroi Bocharov nĂ« Telegram.

Ai tha se nuk ka viktima nga ky sulm.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Sumi, Zelensky u takua me kryekomandantin e ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, nga i cili u njoftua për gjendjen operacionale në zonën e kontrolluar nga forcat ukrainase në Kursk të Rusisë, tha presidenca ukrainase.

Guvernatori i Sumit, Volodymyr Artyukh, i tha Zelenskyt se pas fillimit të operacionit të Ukrainës në Kursk, numri i granatimeve prej matanë kufirit dhe numri i viktimave civile kanë shënuar ulje dramatike. Kjo ka mundësuar gjithashtu që të fillojë puna e riparimeve në infrastrukturë, e cila ka qenë shumë e nevojshme pas bombardimeve të mëdha ruse, sipas njoftimit.

UdhĂ«heqĂ«sit e UkrainĂ«s kanĂ« sqaruar vazhdimisht se vendimi i tyre pĂ«r t’u futur nĂ« Kursk ka pĂ«r qĂ«llim krijimin e njĂ« zone tĂ« sigurisĂ« brenda RusisĂ«, pĂ«r t’i mbrojtur cilĂ«t ukrainase nga bombardimet ruse nga matanĂ« kufirit.

Ukraina e ka mohuar gjithashtu se dëshiron të fitojë territor rus./rel

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →