Sulmi i befasishëm i Ukrainës në territorin rus, shpallet gjendja e emergjencës në Kursk

sulmi i befasishem i ukraines ne territorin rus shpallet gjendja e emergjences ne kursk





































Luftimet janë ndezur në Kursk të Rusisë, pasi ukrainasit sulmuan papritur territorin rus.

3444

Guvernatori i përkohshëm i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajon.

“Situata operacionale mbetet e vështirë në zonat kufitare. Për të kufizuar pasojat e pushtimit të forcave armike, vendosa të shpall gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Smirnov.

Në të njëjtën kohë, Ukraina urdhëroi evakuimin e rreth 6,000 njerëzve nga zonat kufitare ukrainase pranë rajonit Kursk të Rusisë pasi forcat ukrainase sulmuan atje, tha guvernatori i provincës Sumy.

“Urdhëri parashikon evakuimin e detyrueshëm të njerëzve nga 23 vende në provincën Sumy. Ka rreth 6,000 njerëz, duke përfshirë 425 fëmijë”, tha guvernatori Volodymyr Artyukh

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →