Sulmi i Lotitos për episodin Ndicka, reagon De Rossi: Deklaratë e papranueshme

sulmi i lotitos per episodin ndicka reagon de rossi deklarate e papranueshme
sulmi i lotitos per episodin ndicka reagon de rossi deklarate e papranueshme

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito mori pjesë në Këshillin Kombëtar të Forza Italia, ku u shpreh se ndeshja Udine-Roma, duhej të rifillonte, pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore të lojtarit Even Ndicka.

Në intervistën e fundit, trajneri i Romës De Rossi e ka cilësuar si të papërshtatshme deklaratën e Lotitos.

“Më duket sikur është faji jonë që Ndicka nuk vdiq. E prisja këtë deklaratë të Lotitos. Në atë mbrëmje, Lazio reagoi në rrjetet sociale duke shkruar “Forza Evan, jemi pranë teje. Dhe unë nuk kam parë asnjë klub të bëjë ndonjë reagim për kod të verdhë. Ne sapo ishim larguar nga fusha dhe ishim ende të shqetësuar se bëhej fjalë për diçka të rëndë. Për fat të mirë nuk ishte kështu dhe duhet të jemi të lumtur. Mendoj se askush nuk mund të na kërkojë llogari se përse miku ynë nuk humbi jetën, apo përse nuk është ende në spital apo se pse nuk pësoi infarkt” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →