Sulmi iranian mbi Izraelin/ Biden: Ushtria amerikane në Lindjen e Mesme të rrëzojë raketat e Iranit

sulmi iranian mbi izraelin biden ushtria amerikane ne lindjen e mesme te rrezoje raketat e iranit
sulmi iranian mbi izraelin biden ushtria amerikane ne lindjen e mesme te rrezoje raketat e iranit

Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar forcat amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat. Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biden është duke monitoruar sulmin nga Shtëpia e Bardhë së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Ky njoftim vjen pas lajmit se Irani ka sulmuar Izraelin me afër 200 raketa.

[embedded content]

Sulmi ka bërë që ushtria izraelite të dalë me deklarata, me qëllim që qytetarët të shkojnë në strehimore, për të qenë të sigurt. Ngritjet dhe uljet janë pezulluar në aeroportin kryesor ndërkombëtar, Ben Gurion. Jordania ka mbyllur hapësirën e saj ajrore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co