Sulmi ku vdiqën 12 fëmijë, ministrat izraelitë autorizojnë Netanyahu-n të hakmerret kundër Hezbollahut! Libani përgatitet

sulmi ku vdiqen 12 femije ministrat izraelite autorizojne netanyahu n te hakmerret kunder hezbollahut libani pergatitet





































Kabineti i sigurisë i Izraelit ka autorizuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes që të vendosin se kur dhe si të hakmerren kundër Hezbollahut.

izrael

Kjo vjen pasi Izraeli fajësoi grupin militant libanez për një sulm me raketa në Lartësitë e Golanit ku humbën jetën 12 fëmijë të shtunën. Por, Hezbollahu ka mohuar se qëndron pas sulmit.

Ministri i Jashtëm i përkohshëm i Libanit, Abdallah Bou Habib, megjithatë ka thënë se ka marrë siguri nga vendet e treta se përgjigja e Izraelit ndaj sulmit do të jetë e kufizuar, duke lënë të kuptohet se SHBA dhe Franca ishin dy prej atyre vendeve.

Megjithatë Izraeli u zotua se Hezbollahu do të “paguajë çmimin”. Sulmi ka ngjallur edhe një herë frikën se një luftë e gjithanshme mund të përfshijë rajonin.

Një mbështetës kryesor i Hezbollahut, Irani ka paralajmëruar kundër “çdo aventure të re” që synon Libanin, ndërsa Bou Habib tha se vendi i tij nuk do të përfshihet në një luftë, por do të qëndrojë prapa Hezbollahut.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →