Kryeministri britanik Keir Starmer ka folur me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmit me dron në shtëpinë e tij.
Një zëdhënës i Starmer tha për thirrjen këtë pasdite: “Kryeministri tha se ishte i alarmuar kur dëgjoi për dronin e lëshuar drejt shtëpisë së kryeministrit Netanyahu këtë mëngjes”.
Zëdhënësi tha se ata diskutuan gjithashtu vdekjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, të cilin Starmer e përshkroi si një “terrorist brutal” dhe se “bota është një vend më i mirë pa të“.
“Ai diskutoi gjithashtu me kryeministrin Netanyahu mundësinë e ofruar nga vdekja e Sinëar për të ndalur luftimet dhe për të nxjerrë pengjet.
Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e dërgimit të më shumë ndihmave në Gaza.
Liderët diskutuan gjithashtu për Libanin dhe rëndësinë e përparimit në një zgjidhje politike.”, tha zëdhënësi.