Sulmi me kos dhe vezë ndaj Belerit, reagon Bardhi: Akt që turpëron Shqipërinë, i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë

sulmi me kos dhe veze ndaj belerit reagon bardhi akt qe turperon shqiperine i bejme thirrje organeve ligjzbatuese te veprojne menjehere





































Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sulmit me vezë dhe kos që iu bë ish-kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në Tiranë në cilësinë e eurodeputetit grek.

bardhi beleri

Bardhi shprehet se sulmi është orkestruar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa thekson se është një akt që turpëron Shqipërinë.

Ndër të tjera ai u bën thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.

Reagimi i Bardhit:

Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndër etnike.

Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →