Bota

Sulmi me thikë në Angli, konfirmohen të vdekur 2 fëmijë, 9 të tjerë të plagosur

sulmi me thike ne angli konfirmohen te vdekur 2 femije 9 te tjere te plagosur





































Dy fëmijë kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në Southport, në veri të Liverpool, mëngjesin e sotëm.

skynews-police-hart-street_6642181

Të nëntë fëmijët që u plagosën u goditën me thikë, ndërsa mësohet gjashtë janë në gjendje kritike. Në gjendje kritike ndodhen edhe dy të rritur.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një thikë.

Policia më pas i kërkoi publikut të shmangte zonën, pasi një biznesmen vendas e përshkroi skenën si një “film horror”.

Shërbimi i Ambulancës North West tha se disa nga viktimat u dërguan në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey.

Viktimat e tjera u dërguan në Spitalin Universitar Aintree, si dhe në Spitalin Southport dhe Formby.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts