Pas sulmit rus në ambasadën shqiptare në Kiev, Ministria e Punëve të jashtë ka thirrur në takim ambasadorin e Rusisë në Tiranë, Alexey Zaitsev, për të folur rreth kësaj çështjeje.
Mësohet se ambasadori ka qëndruar për disa minuta në ambientet e Ministrisë së Jashtme ndërsa nuk dihet se për çfarë është diskutuar konkretisht.
Ndërkohë, Ministria ka postuar në platformën X disa pamje nga dëmet e shkaktuara në ambasadën shqiptare, teksa thekson se u vu në rrezik jeta e personelit diplomatik.
A series of airstrikes by the Russian Federation rocked Kyiv on Friday morning, causing extensive damage in several areas of the Ukrainian capital.
As a result of these attacks, the Embassy of the Republic of Albania in Kyiv, as well as the embassies of five other countries,… pic.twitter.com/d3Vyher9pR
— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) December 20, 2024
Postimi:
Një seri sulmesh ajrore nga Federata Ruse tronditi Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të kryeqytetit ukrainas. Si pasojë e këtyre sulmeve u dëmtua pjesërisht Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kiev, si dhe ambasadat e pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm mbi themelet e diplomacisë ndërkombëtare.
Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhen respektuar dhe respektuar plotësisht.