Vetëm katër muaj kanë kaluar që kur fshati Banjskë i Zveçanit u trondit nga një akt i dhunshëm terrorist kundër Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media deklaroi se BE po pret raportin përfundimtar ndërsa theksoi rëndësinë e të qenit të paanshëm në këtë proces.
“Sa i përket Banjskës, s’mund të them asnjë informacion të ri. BE pret me padurim përfundimin e hetimit nga autoritetet kosovare. Në momentin kur të kemi në dorë rezultatet, atëherë do t’i shqyrtojmë ato me kujdes për të nxjerrë konkluzione dhe për të marrë masat përkatëse, pa u ndikuar nga ndonjë mendje individuale në asnjë rast të veçantë,” u shpreh ai.
Stano shprehu pritshmëritë për bashkëpunim nga të gjithë ata që kanë dijeni apo informacion të vlefshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
“BE pret një bashkëpunim të plotë nga çdo person që mund të kontribuojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e bashkëpunëtorëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve”, u shpreh më tej.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co