Bota Lifestyle

Sulmi palestinez në Lojërat Olimpike të 1972, Bella Hadid e tronditur nga fushata e Adidas

sulmi palestinez ne lojerat olimpike te 1972 bella hadid e tronditur nga fushata e adidas
sulmi palestinez ne lojerat olimpike te 1972 bella hadid e tronditur nga fushata e adidas

Modelja amerikane, Bella Hadid, ka reaguar pasi mori pjesë në një fushatë të Adidas-it, e cila u kritikua për referencat nga Lojërat Olimpike të Mynihut 1972. “Jam e tronditur, e mërzitur dhe e zhgënjyer nga mungesa e ndjeshmërisë në këtë fushatë”, u shpreh modelja me origjinë palestineze. Në Lojërat Olimpike të Mynihut të vitit 1972, u vranë 11 atletë izraelitë dhe një oficer policie gjermane në sulmin e një grupi palestinez të quajtur “Shtatori i zi”.

Adidas më pas kërkoi falje dhe tha se do të “rishikonte” fushatën e saj , duke konfirmuar se Hadid ishte hequr nga ajo. Hadid, 27 vjeç, ka qenë një mbështetëse e zëshme e palestinezëve. “Unë kurrë nuk do të merresha me vetëdije me ndonjë art apo punë që lidhet me një tragjedi të tmerrshme të çfarëdolloji. Nuk kisha njohuri për lidhjen historike me ngjarjet mizore të 1972. Ekipi im duhet ta dinte, Adidas duhet ta dinte dhe unë duhet të kisha bërë më shumë kërkime në mënyrë që ta kisha ditur dhe të flisja. Unë nuk besoj në urrejtjen në asnjë formë, duke përfshirë antisemitizmin”, tha Hadid në një deklaratë të shpërndarë në Instagram.

“Të lidhësh çlirimin e popullit palestinez me një sulm kaq tragjik, është diçka që më lëndon zemrën. Unë do të qëndroj përgjithmonë pranë popullit tim të Palestinës, ndërsa do të vazhdoj të mbroj një botë pa antisemitizëm. Antisemitizmi nuk ka vend në çlirimin e popullit palestinez”, u shpreh e shqetësuar Hadid.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts