Sulmi terrorist në fabrikën e avionëve ushtarakë në Ankara, ministri turk: Zoti na mëshiroftë, i uroj shërim të shpejtë të plagosurve!

sulmi terrorist ne fabriken e avioneve ushtarake ne ankara ministri turk zoti na meshirofte i uroj sherim te shpejte te plagosurve





































Detaje të reja dalin lidhur me sulmin me armë dhe shpërthimin e fuqishëm që u shënua mesditën e sotme në një fabrikë avionësh ushtarakë në Turqi.

dddddddddddddddd

Nga sulmi dyshohet për të paktën dy të vrarë dhe disa të plagosur.

Në një deklaratë për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha së bëhet fjalë për sulm terrorist: “Ndodhi një sulm terrorist kundër objekteve të TAI Ankara Kahramankazan. Fatkeqësisht, pas sulmit patëm dëshmorë dhe të plagosur.”

Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim për sulmin terrorist në kampusin Kahramankazan të TAI-t.

sulm terrorist

Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç tha: “Unë dënoj fuqishëm sulmin terrorist në objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore në rrethin Kahramankazan të Ankarasë. Zoti na mëshiroftë dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, tha ai.

Mediat në Turqi flasin bëjnë me dije se dy terroristët kanë marrë pengje dhe se gjatë sulmit ata qëllonin me armë çdo qytetar që u dilte para.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →