Sulmi ukrainas, Rusia vendos “regjim sigurie”, ja rajonet ku u grumbulluan foract

sulmi ukrainas rusia vendos regjim sigurie ja rajonet ku u grumbulluan foract
sulmi ukrainas rusia vendos regjim sigurie ja rajonet ku u grumbulluan foract

Rusia vendosi një regjim gjithëpërfshirës sigurie në tre rajone kufitare të shtunën, ndërsa ka grumbulluar forca për t’iu kundërvënë sulmit më të madh ukrainas në territorin sovran rus, që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.

Forcat ukrainase shpërthyen kufirin rus herët të martën dhe u shtrinë në disa pjesë perëndimore të rajonit Kursk të Rusisë, një sulm i befasishëm që mund të synojë të krijojë përparësi në bisedimet e mundshme të armëpushimit, pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Vladimir Putin e cilësoi atë si një provokim të madh dhe megjithëse gjenerali më i lartë rus Valery Gerasimov, tha të mërkurën se sulmi i Ukrainës ishte ndalur, Rusia deri më tani ka dështuar të zmbrapsë forcat ukrainase përtej kufirit.

“Armiku është ndalur, por kjo nuk do të thotë se gjithçka është e qetë. Atje po zhvillohen luftime serioze”, tha Andrei Gurulyov, një gjeneral që shërbeu në forcat sovjetike dhe ruse dhe tani është ligjvënës i partisë në pushtet.

Blogerët ushtarakë rusë thanë se situata ishte stabilizuar pasi Rusia dërgoi me nxitim forcat për të ndalur përparimin e befasishëm të Ukrainës, megjithëse ata thanë se Ukraina po dërgonte me shpejtësi forcat dhe se po zhvillohen beteja intensive.

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë ka nxitur disa në Moskë të pyesin përse Ukraina ishte në gjendje të depërtonte në rajonin e Kurskut kaq lehtë, pas më shumë se dy vjetësh të luftës tokësore më intensive në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Udhëheqësit ukrainas kanë heshtur për operacionin por, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha më herët gjatë javës se Rusia duhet të “ndiejë” pasojat e agresionit në shkallë të plotë që ka zhvilluar kundër Ukrainës që nga shkurti i vitit 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →