Policia gjermane, pas 15-vjeçarit, ka arrestuar dhe një tjetër person, në lidhje me sulmin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin perëndimor gjerman të Solingen.
Arrestimi pasoi një operacion policor në një kamp refugjatësh në Solingen, njoftoi policia, por nuk dha detaje më të hollësishme.
Kujtojmë se më herët, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me thikë ku tre persona humbën jetën ndërsaa 8 të tjerë mbetën të plagosur.
Grupi militant tha në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram se sulmi u krye nga një prej anëtarëve të tij “në shenjë hakmarrjeje për myslimanët në Palestinë dhe kudo”.
Më herët, policia gjermane deklaroi se nuk përjashtonte një “motiv terrorist”.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co