Sulmuesi i Gjermanisë, Niklas Fulkryg u përfshi në një incident me një tifoz. Teksa tentonte të gjuante në portë kundër Skocisë, një nga ato goditje aksidentalisht gjuajti një tifoz të ulur në tribunë.
Aq e fortë ishte goditja, sa tifozit iu dëmtua rëndë dora e majtë. Kai Flathman tregon për “BILD” se si ishte ai moment.
“Këndova himnin në barelë. Nuk mund të qeshja e as të qaja, për fat të keq m’u desh të hiqja dorë nga ëndrra ime për të ndjekur ndeshjen hapëse. Por kur Fule të thyen dorën…?”
Tifozi 43-vjeçar e ka postuar atë që ndodhi në Instagram dhe i hoqi përgjegjësitë sulmuesit të kombëtares:
“Më kontaktoi edhe DFB. Kam mbetur pa fjalë, ishte çmenduri. Faleminderit të gjithëve që më shkruan dhe më uruan që të shërohem shpejt!”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co