“Sundimi i ligjit”/ Arrestohen 2 persona në Memaliaj dhe Delvinë, ja për çfarë akuzohen

sundimi i ligjit arrestohen 2 persona ne memaliaj dhe delvine ja per cfare akuzohen
sundimi i ligjit arrestohen 2 persona ne memaliaj dhe delvine ja per cfare akuzohen

Policia në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” ka arrestuar dy persona, një në Memaliaj dhe një tjetër në Delvinë.

Për 38-vjeçarin nga Krahësi i Memaliajt, Gjykata e Kosovës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për “kultivim të lëndëve narkotike”.

Ndërsa, në Kakavijë u kap 52-vjeçari A.O, banues në Delvinë, pasi Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 3 muaj e 24 ditë burgim për veprat penale “Falsifikimi i monedhave, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja”.

“Gjirokastër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapen në Gjirokastër dhe Kakavijë 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Falë informacioneve të siguruara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shkëmbimit të informacionit  mes Interpol Tiranës dhe Policisë së Kosovës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, i shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M.Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj.

Gjykata e Kosovës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Kakavijë

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 52 vjeç, banues në Delvinë.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave e kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare për ekstradimin e shtetasit të kapur në Gjirokastër, ndërkohë shtetasi i kapur në Kakavijë ju dorëzua Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →