“Sundimi i ligjit”/ Zbulohen dy lokale në Lushnje ku viheshin baste online, procedohen pronarët

sundimi i ligjit zbulohen dy lokale ne lushnje ku viheshin baste online procedohen pronaret
sundimi i ligjit zbulohen dy lokale ne lushnje ku viheshin baste online procedohen pronaret

Lushnjë

Kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, zbulojnë 2 lokale të tjera ku viheshin baste sportive, me celularë.

Procedohen penalisht 2 pronarët e lokaleve dhe 2 shtetas që u kapën duke luajtur.

Sekuestrohen 4 celularë me faqe aktive bastesh në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në lagjet “Kongresi” dhe “Loni Dhamo”, viheshin baste sportive, me celularë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për 2 pronarët e lokaleve, shtetasit F. T., 56 vjeç dhe R. Ç., 29 vjeç, si dhe për 2 shtetas që u kapën duke vënë baste në këto ambiente, B. B., 56 vjeç dhe M. T., 65 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale celularët e këtyre shtetasve, të cilët kishin faqe online aktive, për vënie bastesh sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →