Milani ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë nën urdhrat e trajnerit Serxhio Konseisao, para se e gjithë skuadra të udhëtonte nga aeroporti i Milanos drejt Riadit, në Arabinë Saudite, ku më datë 3 janar luan gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit.
Tekniku portugez, duke parë situatën që po kalon ekipi, ka grumbulluar 7 futbollistë nga radhët e të rinjve, që të ketë sa më shumë alternativa në dispozicion këto ditë, duke parë edhe mungesat e Çukvueze, Okafor e Florencit.
Nuk mund të mungonte Aleks Himenez, titullar me Fonsekën në tre ndeshjet e fundit, ashtu si edhe Françesko Kamarda dhe Kevin Zeroli që janë aktivizuar më rregullisht me kuqezinjtë nga të rinjtë. Emrat e tjerë të përzgjedhur ishin Davide Bartesagi, Silvano Vos, Noah Ravejr dhe Çaka Traore.
LISTA
PORTIERË: Menja, Sportielo, Ravejr, Torriani
MBROJTËS: Kalabria, Emerson Rojal, Gabia, Çau, Tomori, Pavloviç, Teo Hernandez, Himenez, Terraçiano, Bartesagi
MESFUSHORË: Reijnders, Fofana, Benaser, Musah, Loftus-Çik, Zeroli, Vos
SULMUES: Morata, Leao, Pulisiç, Abraham, Kamarda, Joviç, Traore
PANORAMASPORT.AL