Surpriza në zgjedhjet franceze, si ra e djathta ekstreme. Kush do bëhet kryeministër?

surpriza ne zgjedhjet franceze si ra e djathta ekstreme kush do behet kryeminister
surpriza ne zgjedhjet franceze si ra e djathta ekstreme kush do behet kryeminister

Askush nuk e priste, por exit-pollet më të besueshme në Francë, menjëherë pas përfundimit të votimit anembanë vendit, nuk e nxorrën në vendin e parë Tubimin Kombëtar, ashtu siç edhe ishin krijuar pritshmëritë.

Kur u publikuan exit-pollet pas përfundimit të votimit, kishte entuziazëm në kampin e partive të majta franceze. Kundër çdo pritshmërie, Tubimi Kombëtar kishte rënë nga vendi i parë (ku ishte një javë më parë në raudin e parë) në vendin e tretë në raudin e dytë zgjedhor, raporton BBC.

Tani duket se Tubimi Kombëtar nuk do të ketë më tepër se 150 vende në parlament. Tubimi Kombëtar do të jetë disi mbrapa Frontit të Ri Popullor dhe mbështetësve të Macron, të partive të qendrës.

Duket se thirrjet nga të gjitha partitë e tjera për të bllokuar ardhjen e së djathtës ekstreme në qeveri kanë funksionuar tepër efektivisht. Kjo do të thotë se Jordan Bardella nuk do të jetë kryeministri i ardhshëm francez.

Kush do të jetë kryeministër është gjithashtu tjetër çështje. Fakti është se asnjë nga tre blloqet e mëdha politike nuk ka një shumicë të plotë në Kuvend.

Prandaj, ajo që na pret është një periudhë bisedimesh për një koalicion eventual që do të formohet rreth një programi ende të papërcaktuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co