Sveçla për kërkesën e Vuçiçit: Jo rikthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri

svecla per kerkesen e vucicit jo rikthim te ish policeve te dorehequr serb ne veri
svecla per kerkesen e vucicit jo rikthim te ish policeve te dorehequr serb ne veri

“Jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës”.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë.

“Dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë, në fakt ka qenë po ashtu për një masë të madhe të tyre, pastrim i elementit kriminal në atë zonë. As që bëhet fjalë që të plotësohet kërkesa e Aleksandar Vuçiçit që ish-policët të kthehen në radhët e Policisë së Kosovës. Kjo jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai sot në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dorëheqjen e një mase të policëve nga komuniteti serb, Sveçla e ka quajtur pastrim të elementit kriminal në veri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →