Sylvinho do të jetë në krye të Shqipërisë deri në 2025-ën, ja prapaskenat me kontratën e brazilianit

sylvinho do te jete ne krye te shqiperise deri ne 2025 en ja prapaskenat me kontraten e brazilianit



































Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”. Tashmë është zyrtare dhe Silvinjo do të vijojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare.

Silvinho

Braziliani ka rinovuar kontratën me FSHF-në deri në dhjetor të vitit 2025 dhe do të jetë në krye të ekipit në edicionin e radhës të Ligës së Kombeve, si edhe në kualifikueset e Botërorit 2026. Ky i fundit është një tabu për ekipin përfaqësues dhe detyrimisht mbetet objektivi kryesor. Pas kualifikimit në Europian, padyshim që marrja pjesë në një turne kaq madhor sa Botërori do të ishte një arritje e madhe e të gjithëve, stafit teknik, lojtarëve, federatës dhe kujtdo që kontribuon në realizimin e një arritjeje të tillë.

RINOVIMI- Lajmin e rinovimit zyrtar e ka dhënë paraditen e djeshme FSHF-ja: “Federata Shqiptare e Futbollit rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Zabaleta dhe Doriva. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kontrata e re me trajnerin Silvinjo dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival, do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës. Sfida e parë është UEFA Nations League, me këtë kompeticion që do t’i shërbejë stafit teknik për të përgatitur sa më mirë ekipin për kualifikueset e Botërorit 2026. Pas suksesit të arritur me kualifikimin në Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’, tani synimi kryesor do të jetë një kualifikim historik në finalet e Kupës së Botës 2026. Arritja e marrëveshjes dhe vazhdimi i projektit tregon vizionin e FSHFsë për të rritur sa më shumë nivelin e ekipit Kombëtar me objektivin kryesor për të arritur të tjera suksese historike në të ardhmen. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka treguar progres dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, ku tregoi performancë të denjë dhe bindëse në takimet kualifikuese, si edhe u përballë denjësisht me kundërshtarë të nivelit të lartë në ‘Euro 2024’ kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Rinovimi i kontratës nënkupton angazhimin e FSHF-së për vazhdimësi dhe stabilitet, ndërsa nis rrugëtimi ambicioz drejt objektivit për një kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026″.

REAGON SILVINJO – Ditën e djeshme ka reaguar edhe vetë trajneri Silvinjo me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Instagram”: “Jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës së stafit tonë teknik deri në dhjetor 2025. Është vazhdimi i punës që nisi një vit e shtatë muaj më parë, me synimin për t’u kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian dhe që u realizua. Ne u përballëm si të barabartë me çdo rival në ‘Euro 2024’ dhe dolëm nga turneu krenarë për atë që bëmë. Por, tani është koha për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfida të reja. Jemi gati për këtë. Forca Shqipëri!”, shkruan ai.

PRAPASKENAT ME RROGËN Padiskutim që me kontratën e re, edhe rroga e stafit teknik ka pësuar rritje. FSHF-ja kishte një shpenzim prej 1.1 milion euro në kontratën e parë, me trajnerin që përfitonte 750 mijë euro dhe pjesa tjetër i takonte ndihmësve të tij, Zabaleta dhe Doriva. Ndërkohë, gazeta mëson se kontrata e re e stafit teknik ka shkuar rreth 1.5 milionë euro, me Silvinjon që do të përfitojë 1 milionë euro dhe dy ndihmësit pjesën tjetër. Sakaq, në rast kualifikimi në Botëror është parashikuar edhe një bonus për stafin teknik.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →