Bota Sport

Sylvinho la jashtë Uzunin, reagimi vjen nga Granada: Gjithmonë për Myrton

sylvinho la jashte uzunin reagimi vjen nga granada gjithmone per myrton































Një nga mungesat më të rëndësishme në listën e trajnerit Silvinjo për EURO 2024 ka qenë ajo e Myrto Uzunit. Sulmuesi ka qene prej vitesh pjesë fikse e Kombëtares shqiptare dhe me formën e treguar në klubin e tij në dy vitet e fundit, mendohej se do të kishte të sigurt praninë në Kombëtaren kuqezi.

uzuni

Por trajneri Silvinjo vendosi të linte jashtë sulmuesin që ka shënuar 11 gola në La Liga në këtë sezon, duke grumbulluar në vend të tij Hoxhën e Dinamo Zagreb për krahun e majtë të sulmit.

Pas këtij vendimi, ishte klubi i Granadës që reagoi i pari në rrjetet sociale me një foto të Uzunit, shoqëruar nga emoji të një shqiponje dhe të një zemre.

“Gjithmonë për Myrton”, shkruante klubi spanjoll në këtë postim që është komentuar nga shumë ndjekës të kësaj skuadre, të cilët vlerësonin kontributin e sulmuesit shqiptar dhe sakrificën e tij, duke luajtur edhe i dëmtuar për të ndihmuar Granadën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts