Shkencëtarët pretendojnë se kanë identifikuar një ngjyrë të re të syve, e cila sipas tyre është më e rralla te njerëzit. Shumica prej nesh janë të njohur me katër ngjyrat bazë të syve: kafe, blu, hazel (kombinim i kafes, jeshiles, grisë) dhe e gjelbër.
Për shumë vite, sytë e gjelbër konsideroheshin si sytë me ngjyrën më të rrallë pasi e kanë vetëm 2% e njerëzve në botë. Por, kjo ka ndryshuar kohët e fundit pasi shkencëtarët kanë identifikuar një ngjyrë tjetër si më të rrallën. Ata pretendojnë se ngjyra më e rrallë e syve nuk është më jeshilja, por ajo gri.
Vlen të përmendet se grija ka qenë pjesë e blusë, por ekspertët tani kanë ripërcaktuar përkufizimet e tyre dhe e kanë bërë grinë një ngjyrë krejtësisht të veçantë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co