Qatip Osmani, trajneri i Vllaznisë, është i qartë se çfarë përfaqëson sfida me Tiranën, një ndeshje “derbi” që kërkon ta fitojë me çdo kusht pasi një sukses i mundshëm përballë bardhebluve do t’i jepte një shtysë të madhe këtij sezoni: “Për ne ndeshja e radhës është një ndeshje me rëndësi. Ashtu si me ekipet e tjera, në lojë janë tre pikët. Ekipi është përgatitur për ta fituar këtë ndeshje, sepse dhe rezultatet e fundit na kanë dhënë një vetëbesim. Sigurisht që është e veçantë nga ndeshjet e tjera, për shkak të rivalitetit, për shkak të prestigjit. Lojtarët janë të motivuar dhe të gatshëm për ndeshjen e nesërme. Sigurisht do bëjmë çmos për ta fituar ndeshjen.
Jemi ruajtur në aspektin se emocionet mos të na çojnë në rrugë të gabuar. Presim që të ketë sa më shumë tifozë në stadium dhe shumica e lojtarëve janë me përvojë, janë mësuar në një atmosferë të tillë. Është e mira për Vllazninë të ketë sa më shumë tifozë, sepse janë përkrahja e ekipit.
Qarri është ende i lënduar, ndërsa Smajli do të jetë në formacion.
Nuk bazohemi në formën e fundit të Tiranës, sepse e dimë që është një ‘derbi’. Ne në këtë ndeshje na duhet qetësia dhe të japim maksimumin në fushë për të fituar ndeshjen. Në çdo ndeshje duhet të jemi të kujdesshëm. Do të synojmë për ta fituar ndeshjen. Kjo është me rëndësi për ne. Shpresoj të bëjmë atë festën e zakonshme që bëhet pas çdo fitoreje. Me fitoren tonë marrim plus një përparësi.
Ne kemi një grup të shëndoshë lojtarësh. Në këtë ndeshje nuk është përmendur premio. Të gjithë janë të përqendruar për të fituar ndeshjen.
Ndonjëherë ka pasur dhe pak tifozë, po dhe ata që kanë ardhur na kanë ndihmuar shumë. Tifozë që vijnë nga jashtë? Atëherë një motiv plus për t’i gëzuar ata njerëz që vijnë të shohin Vllazninë nga jashtë”, u shpreh Osmani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co