BigBrother VIP

”Ta ndreq Juli ty për…”/ Konflikti me Ilnisën, Egla: Një njeri që ul tjetrin, është më i ulët vetë

ta ndreq juli ty per konflikti me ilnisen egla nje njeri qe ul tjetrin eshte me i ulet vete

21:24 – 30.01.2024

”Ta ndreq Juli ty për.../ Konflikti me Ilnisën, Egla: Një njeri që ul tjetrin, është më i ulët vetë

ta ndreq juli ty per konflikti me ilnisen egla nje njeri qe ul tjetrin eshte me i ulet vete
ta ndreq juli ty per konflikti me ilnisen egla nje njeri qe ul tjetrin eshte me i ulet vete

Ka nisur mbrëmjen e sotme me shumë emocion dhe surpriza spektakli i madh i “Big Brother VIP3”.

Teksa është mbyllur që në hyrje të spektaklit televotimi për të nominuarin e javës, çështja që është trajtuar është konflikti mes Eglës dhe Ilnisës.

Egla: Në këtë shtëpi është abuzuar shumë me vijat e mija nga Juli dhe Ilnisa. Do ju lutesha që t’i mbanit fjalët për veten tuaj.

Ilnisa do me patjetër të jetë. Mes Ilnisës kam ndjerë gjithmonë një lloj tensioni të padeklaruar dhe ky tension u shpreh pasi u shpall e preferuar. Paska thënë shumë gjëra pas krahëve, edhe unë me gocat që rri diçka e kam thënë.

Në fillim më tha ”ta ndreq Juli ty për fotografinë”, iu ktheva me dashamirësi. Unë mendoj që një njeri që ul një tjetër për tu ndjerë vetë më lartë, jam e sigurt që është më e ulët.

Ajo më tha që jam e patalentuar dhe më tha, hajde në seminaret e mia se ke çfarë të mësosh. Jam e bindur që ajo s’ka ardhur kurrë të më shikoj jashtë në punën time.

Diçka reflektuam dhe i dhamë dorën për ta bërë si zonjat dhe jo lacash. Unë Ilnisën nuk e njihja para se të hyja në BBV por nuk e kisha takuar ndonjëherë dhe nuk e dija çfarë bënte.

Ilnisa ka një llojë dëshire për të vendosur veten dhe për të lineuar një territor që nuk i përket.

Ledion Liço: Territori është i joti apo i kujt?

Egla: Jo, jo unë nuk kam territor, mbi njerëzit po them.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother Vip” ndryshojnë nga momenti në moment. Mes banorëve kanë nisur miqësitë, debatet dhe flirtet e para e duket se ky edicion premton shumë surpriza.

Ndërkohë që spektaklin e sotëm do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts