Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shprehet se integrimi është proces për qytetarët shqiptarë dhe jo për klasën politike. Tabaku thekson se në qendër të ndryshimit duhen vendosur njerëzit dhe jo politika.
“Procesi integrimit është për ju! Për qytetarët! Nuk është proces për politikën! Prandaj, çdo gjë sigurisht duhet bërë në funksion të këtij procesi. Çfarë përfitojnë qytetarët nga ky proces? Së pari duhen vendosur njerëzit dhe jo politika në qendër të ndryshimit. Së pari duhet ndryshuar ekonomia dhe duhet të bëhen reforma për integrimin e tregut, për integrimin e njerëzve, për integrimin e diplomave, duke pasur parasysh qytetarin dhe jo politikën në qendër.
Së dyti duhet siguruar që kjo ndodh në një demokraci funksionale. Në një parlament që ka fuqinë e tij për të kontrolluar dhe mbikëqyrur dhe nga ana tjetër që ka fuqinë për të ndërtuar reforma që lidhen në përfitim të njerëzve. Dhe këtu dua të veçoj së pari anti-korrupsionin. Çfarë e pengon qeverinë, parlamentin të ngrejë një sistem ndryshe nga ai që është sot. Një sistem ku fryma antikorrupsionit është në çdo ligj, në çdo reformë. Duke nisur nga ligjet e prokurimeve publike e duke vazhduar tek doganat, tek ligjet që lidhen me tregun dhe duke vazhduar tek ligjet që lidhen me koncesionet. Çdo gjë duhet të jetë në të vendosjes së lidhjes së procesit të integrimit me njerëzit. Prandaj, kjo fjalë që është vendosur vend a pavend dhe që shpeshherë edhe për njerëzit nuk ka pasur asgjë të prekshme duhet ndryshuar dhe duhet bërë në funksion të asaj që përfitojnë qytetarët. Për të vendosur njerëzit dhe jo politikën në qendër”, shprehet Tabaku.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co