Tabaku kërkon votën e diasporës: 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë kufijve, duhet të votojnë

tabaku kerkon voten e diaspores 2 2 milione shqiptare jetojne jashte kufijve duhet te votojne
tabaku kerkon voten e diaspores 2 2 milione shqiptare jetojne jashte kufijve duhet te votojne

Gjatë seancës parlamentare mbi raportin e KQZ deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbajti një qëndrim publik në lidhje me votën e diasporës duke i kërkuar Komisionit të Reformës Zgjedhore që të ofrojë mundësinë diasporës për të votuar. Ajo i kujtoi deputetit socialist Gjiknuri që asnjë nga deputetët socialistë nuk morri përsipër votën e diasporës ndërkohë që ishin deputetët demokratë që kërkuan votën e tyre përmes një propozimi ligjor “Kemi mbi dy vite që kemi nisur një debat përsa i përket votës së diasporës. Nëse nuk bie dakord me asnjë fjalë me ato çfarë tha z. Gjiknuri, e vetmja fjalë që biem dakord besoj të gjithë është “që nuk ka asnjë palë të interesuar si opozita përsa i përket votës së diasporës”. Opozita është e interesuara e parë dhe për këtë arsyje në emër të opozitës, nisëm një diskutim edhe me iniciativë të KQZ-së, me grupe të ndryshme të diasporës, me të rinjë që kanë emigruar, por njëkohësisht dhe me aktivistë të cilët sot një propozim në parlament që mbeti jetim. PS-ja nuk mori përsipër ta çontë përpara si iniciativë ligjore” u shpreh Tabaku ndërsa i kujtonte mazhorancës socialiste se nuk kanë pasur dhe nuk kanë qëllim votën e diasporës.

Më pas deputetja e PD evidentoi argumentat nga brenda raportit të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e vitit 2021.” Nuk është e vërtetë në asnjë rast që ndryshimet e korrikut 2020 janë të çertifikuara. Edhe raporti i OSBE/ ODHIR-it me rekomandimet, që duhet të kishte qënë plani i punës i Komisionit të Reformës Zgjedhore, e thotë në mënyrë të qartë që ndryshimet kanë qënë të njëanëshme. E thotë në mënyrë të qartë që KQZ-ja nuk kishte kohë që t’i zbatonte ndryshimet e Kodit Zgjedhor në zgjedhje sepse deri ditën e fundit në momentin e rregjistrimit nuk ishte përcaktuar fleta e votimit. Deri ditën e fundit ka pasur ndryshime që vijnë si rezultat i vullnetit politik të palëve” evidentoi Tabaku. Më pas ajo argumentoi se si ndryshimet e njëanshme ligjore të mazhorancës përpara zgjedhjeve të 2021 ishin problematike dhe që nuk përfaqësojnë realisht vullnetin politik të shqiptarëve.

“Është fatkeqësi që ne votën e diasporës e trajtojmë si mall politik!” vijoi më tej deputetja demokrate ndërsa solli në pah shifrat e INSTAT dhe se si ato tregojnë domsdoshmërinë e një reforme reale zgjedhore që duhet ta ndërmarrë këto shifra.  Në fund të fjalës deputetja Tabaku i kujtoi mazhorancës socialiste se në të vërtett dosjet e Dibrës dhe Durrësit për zgjedhjet e rikthyen pikëpyetjen e madhe edhe në raportet e BE për Shqipërinë. Ajo i kujtoi socialistëve se në degën 3 ku ajo ka qenë në garë në zgjedhjet e 2021 iu desh të përballej ndër të tjera edhe me Mariglen Qaton që sot akuzohet për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Fjala e Plotë e Deputetes së PD, Jorida Tabaku:

U desh të vinte fundi i korrikut të vitit parazgjedhjeve ashtu siç ndodhi edhe 4 vite mëparë. Kur erdhi korriku i vitit të fundit parazgjedhjeve që ne këtu në parlament të kishim një debat përsa i përket çështjes së zgjedhjeve, reformës zgjedhore dhe ndryshimeve të nevojshme. Që nga viti 2013 kur kjo Qeveri është në mazhorancë ka pasur 0 herë, 0 raste kur një Komision i Reformës Zgjedhore ka funksionuar dhe ka marrë përsipër detyrimet e OSBE/ ODHIR-it për t’i kthyer këto rekomandime në iniciativa ligjore që raporti pasardhës të përmirësohej.

Nuk e jep konsensuin opozita, por mazhoranca! Të gjitha diskutimet që kanë ndodhur përsa i përket Reformës Zgjedhore kanë qënë jashtë parlamentit. Është hera e parë që po diskutohet në parlament, edhe ndryshimet e 5 qershorit që ne po i referohemi kanë qënë jashtë parlamentit.

Nuk është e vërtetë në asnjë rast që ndryshimet e korrikut 2020 janë të çertifikuara. Edhe raporti i OSBE/ ODHIR-it me rekomandimet, që duhet të kishte qënë plani i punës i Komisionit të Reformës Zgjedhore, e thotë në mënyrë të qartë që ndryshimet kanë qënë të njëanëshme. E thotë në mënyrë të qartë që KQZ-ja nuk kishte kohë që t’i zbatonte ndryshimet e Kodit Zgjedhor në zgjedhje sepse deri ditën e fundit në momentin e rregjistrimit nuk ishte përcaktuar fleta e votimit. Deri ditën e fundit ka pasur ndryshime që vijnë si rezultat i vullnetit politik të palëve.

Dhe tani z. Gjinkuri po thotë që do i’a lëmë në dorë KQZ-së që edhe përcaktimin për votimin e diasporës ta bëjë po KQZ-ja. Pra, vendimet e politikës dhe frikën që ka politika për të marrë vendime t’ia transferojmë përsëri KQZ-së.

Kemi mbi dy vite që kemi nisur një debat përsa i përket votës së diasporës. Nëse nuk bie dakord me asnjë fjalë me ato çfarë tha z. Gjiknuri, e vetmja fjalë që biem dakord besoj të gjithë është “që nuk ka asnjë palë të interesuar si opozita përsa i përket votës së diasporës”. Opozita është e interesuara e parë dhe për këtë arsyje në emër të opozitës, nisëm një diskutim edhe me iniciativë të KQZ-së, me grupe të ndryshme të diasporës, me të rinjë që kanë emigruar, por njëkohësisht dhe me aktivistë të cilët sot një propozim në parlament që mbeti jetim. PS-ja nuk mori përsipër ta çontë përpara si iniciativë ligjore.

Unë, bashkë me kolegë nga Grupit Parlamentar të PD-së, e sollëm në tryzë si një domosdoshmëri. Sepse që nga 5 qershori i 2020 vota e diasporës ka qënë një detyrim për t’u zbatuar dhe përsëri ndodhemi në korrik, në fund të limitit, në diskutime që ne duhet t’i kishim pasur që në janar.

Është fatkeqësi që ne votën e diasporës e trajtojmë si mall politik! Sot, zyrtarisht me të dhënat e INSTAT-it fatkeqësisht Shqipëria është më e vogël brenda sesa jashtë territorit. Edhe duke i marrë me pikëpyetje të madhe ato të dhëna, edhe vetë ju thonë që janë 2.4 Mln shqiptarë brenda territorit, me pak zyrtarisht sesa ato që janë jashtë. Nuk ka betejë më të madhe për opozitën se vota e diasporës.

Në shkurt të 2023-shit, e sollëm propozimin në parlament, duke pasur parasysh që Komisioni i Reformës Zgjedhore i mëparshmi po dështonte që të sillte një produkt. Dhe pse nuk do opozita votën e diasporës? Kemi 1 vit e gjysmë që e kemi hapur këtë debat: Vota e diasporës & votimi elektronik janë dy kërkesa që opozita i ka pasur që në krye të herës dhe votimi elektronik ka ardhur në tryezë si rezultat i kërkesave të opozitës. Nuk ka ardhur asnjëherë si rezultat i kërkesave të mazhorancës. A është opozita e kujdesshme në këtë drejtim? A është mosbesuese dhe me një pikëpyetje shumë të madhe për çdo gjë që sot ka ndodhur me Reformën Zgjedhore? Po, patjetër! është jashtëzakonisht mosbesuese, me një pikëpyetje shumë të madhe për cdo gjë që ka qenë në dorë të qeverisjes nga pikëpamja e administrimit zgjedhor.

Dhe unë këtu kam një listë të gjatë rekomandimesh të OSBE/ ODIHR-it të cilat janë rekomandime dhe për procesin e integrimit, të cilat kemi dështuar dhe po them kemi, ky parlament bashkarisht. A ka ndodhur ndonjëherë me raportet e OSBE/ ODIHR-it që rekomandimet në vend që të ulen, të shtohen? A ka ndodhur ndonjëherë që sekreti i votës të jetë rekomandim i parë? S’ka ndodhur ndonjëherë, në asnjë rast të ngjashëm. Kujt i intereson më shumë kjo, opozitës apo qeverisjes? Sigurisht opozitës!

Nuk ka fituar asnjëherë PD me llogari sistemi. Asnjëherë! Kemi humbur me llogari sistemi… Po ka fituar Qeveria me llogari sistemi! Edhe unë, sot e kësaj dite e besoj që PD-ja do fitojë me frymë, me alternativë, me ide, me programe. Nuk kam asnjë diskutim që do fitojmë ne me llogari të vogla tavoline. Po, Partia socialiste ka fituar! 11 mandate tha z. Bardhi nga ndryshimi; 80.000 vota ishte diferenca duke pasur parasysh edhe votat të cilat shkuan gabim në zgjedhjet e kaluara.

A do t’ja lëmë rastësisë përsëri fitoren siç ja lamë në 2021-shin atij që do qeveris në zgjedhjet e ardhshme? Pse këtë diskutim që ne po bëjmë sot ne dështuam që ta bëjmë për 1 vit e gjysëm, qoftë dhe kur e solli opozita? Pse për 1 vit e gjysëm ne dështuam që t’i japim qytetarëve shqiptarë një ndryshim real për atë që do të qeveris vitin e ardhshëm dhe për mënyrën sesi do të zgjidhet? Pastaj çdo gjë tjetër është retorikë politike! Vota e diasporës është prioritet, është e drejtë kushtetuese. Ne vetëm duhet ta mundësojmë atë, nuk ka asnjë diskutim!

Rekomandimet e BE-së për procesin e integrimit kanë lëvizur nga 1 që ishte përsa i përket financimit të partive politike në 4 të tilla (është dhe hetimi i zgjedhjeve, dosja 184 & 339). Për herë të parë janë bërë pjesë e procesit të integrimit jo prej nesh por prej jush. Znj. Bushka iku, por unë nuk kam pasur përball vetëm znj. Bushka tek dega 3, por dhe Maringlen Qaton që sot është përpara drejtësisë; kam pasur dhe shumë të tjerë në shtabet elektorale që janë përpara drejtësisë. Dhe unë e kam fituar votën duke shkuar derë më derë, e kam fituar duke i folur njerëzve, duke mos bërë asnjë llogari, as matematike as me grupe që mbështesin.

Këtë duhet të sigurojmë, që të dhënat e Censit t’i përdorim për një ndryshim që vota e tij në Tiranë me votën e atij në Shkodër e Kukës e Vlorë të jetë e njëjtë; që përfaqësimi të jetë i njëjtë; që vota e atyre që votojnë opozitën të mos hidhet në kosh siç ka ndodhur në shumë raste.

Ky diskutim që po bëhet sot, duhej të ishte bërë për 1 vit e gjysëm. Komisioneri ka nisur tryezat e diskutimet 1 vit e gjysmë mëparë. E përsëris, nuk e jep opozita konsensusin, por mazhoranca dhe deri më sot nuk e ka dhënë. Nëse ne dështojmë përsëri që të votojnë ata që ndodhen jashtë territorit, kjo nuk është për fajin tonë sepse propozimi jonë ka 1 vit e gjysmë që flen në sirtarët tuaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →